Sport
Çifti më i përfolur i showbizit në krizë?
C.Ronaldo zbarkoi në Riyadh, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, për të nisur një aventurë të denjë prej sheiku, pasi të tillë janë shifrat e transferimit të tij, 200 milionë euro në sezon, deri në 2025, një kontratë që e bëri atë lojtarin më të paguar në botë.
Efekti CR7 është i jashtëzakonshëm teksa tifozë të shumtë presin në radhë në dyqanet e klubit Al Nassr për të blerë një fanellë të Ronaldo-s.
Gjithsesi e ardhmja e tij mund të marrë një tjetër rrjedhë të shpejtë, në një kohë kur mediat kanë zbuluar një klauzolë në kontratën e tij, ku e lejon të transferohet në Premier League, por vetëm te klubi i Newcastle nëse këta të fundit do të luanin në Champions League sezonin e ardhshëm. Po pse pikërisht te Newcastle, pasi “qymyrxhinjtë” janë në pronësi të familjes mbretërore të Arabisë Sauditë, të njëjtët pronarë që menaxhojnë edhe klubin e Al Nassr.
CR7 zbarkoi në Riyadh së bashku me familjen e tij, fëmijët dhe Gerogina-n. Pavarësisht se çifti edhe këtë herë u shfaqën të buzëqeshur dhe përkrah njëri tjetrit, mediat shkruajnë se Ronaldo dhe Georgina nuk po kalojnë një moment të mirë, madje kanë shtyrë edhe ceremoninë martesore e cila ishte planifikuar për të mbajtur këtë vit.