Connect with us

Lifestyle

Cilat janë ushqimet që rrisin humorin

Të dhënat studimore  konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.

Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.

Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi

Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.

Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet

Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik

Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.

Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.

Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra E Kokosit

Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.

Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

Advertisement