Connect with us

Politike

Çiljeta ‘braktis’ Berishën për Veliajn? Këngëtarja reagon e mëzitur

Prania e këngëtares Çiljeta Xhilaga në fushatën për kryebashkiak të kandidatit të Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Disa i kanë postuar video dhe foto ku ajo shfaqej dhe këndonte në fushatat e asokohe kryeministrit Sali Berisha, e tjerë videon kur ai e mbronte në Kuvend nga pasardhësi Edi Rama.

Për këngëtaren, Rama vite më parë u shpreh: Më vjen keq për Çiljetën dhe këngëtarët e tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë, po të ishin të tjerë në qeveri. Çiljeta nuk do të këndojë, por do të ftojmë ata që duhen ftuar, edhe Sali Berishën.

Ndërsa faqet e memeve kanë ironizuar kalimin e saj nga demokrate, në një socialiste të flaktë dhe të përfshirë në fushatë. “Stacioni Shqiptar” ka krijuar disa meme që kanë nxitur edhe vetë reagimin e këngëtares.

'Me Berishën mbrapa, me Lalin para'/ Çiljeta Xhilaga

“Unë se di a jeni njerëz apo a keni ndopak njerzillik brenda vetes, unë jam shumë dakord të bëni politikën dhe të mbështesni kë të doni, po a mendoni që kemi fëmijë në shtëpi që kanë rrjete sociale dhe i shohin këto që shkruani dhe ndjehen keq dhe ç’traumë iu shkaktoni? Unë e di që s’do i heqësh dhe as ta kërkoj se e shoh me ça mllefi ke shkruar, dmth e kalon njerzillikun dhe logjikën mllefi yt. Por mendoni pak ku do e çoni këtë shpirt kaq të zi,”-i shkruan ajo me mesazh-faqes në Instagram.

Vite më parë Çiljeta ishte këngëtarja e cila këndonte në mitingjet e Partisë Demokratike mirëpo duket se me kalimin e viteve edhe kahu politik ndryshon.

Advertisement