Politike
Clinton ‘bën bashkë’ Bashën dhe Ramën, ish kreu i PD shfaqet në ceremoni
Deputetë të opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Në ceremoni kanë shkuar: Lulzim Basha, Oriola Pampuri, Arbi Agalliu, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka.
Por pritet që t’u bashkohen edhe deputetë të tjerë. Basha është ulur bashkë me opozitarët e tjerë, duke pritur që Rama të dalë bashkë me ish-presidentin amerikan në konferencë. Ndërkohë që nuk dihet nëse në ceremoni do të marrë pjesë ish-presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha, edhe pse ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.