Bota
Çlirohet Kherson, trupat ruse tërhiqen
Flamujt ukrainas ngrihen në ndërtesat zyrtare dhe festimet shpërthejnë në qendër të qytetit përfundimisht të lirë të Khersonit ndërsa rusët tërhiqen.
Ushtria ka kaluar në bregun lindor të lumit Dnipro, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, duke njoftuar se tërheqja e trupave nga rajoni ka përfunduar.
Kherson është qendra e parë e madhe urbane që ra në duart e trupave ruse pas njoftimit të Putinit për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Moskës në Ukrainë, si dhe i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Ushtria e Moskës.
Gjëja e parë dhe themelore është çminimi – tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky – pasi pushtuesit kanë lënë pas mijëra mina dhe municione të pashpërthyera”
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Sullivan tha se ndihma do të përfshijë raketat Hawk dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger të cilat do të pajisen me raketa Stinger.