Pinknews
Cllevio më në fund sqaron raportin e tij me Unikatilin
Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Cllevio lirshëm mund të thuhet se ka qenë një nga emrat më të diskutuar gjatë këtij viti.
Kjo për shkak të sherrit të bujshëm me reperin Noizy, e më pas edhe për deklaratat që bëri herë pas here në rrjete sociale.
I njëjti u lirua një muaj më parë nga burgu, ndërsa ka dhënë intervistën e parë, ai i ka sqaruar të gjitha, madje ka rrëfyer edhe tani për raportet që ka me artistët e tjerë.
Stresi paralajmëron të tjerët: Nuk ka shanse që të më shajnë, Cllevion e lejoj se njihemi që 20 vite por nuk jemi miq më
Cllevio ka treguar në një moment për raportin me Unikkatilin duke thënë se e ka mik, por që nuk e di se çfarë e ka ai.
“Unë u rrita me Unikkatilin. Është ky bosi i TBA-së. Unë e kam mik, nuk e di çfarë më ka ai. Unë e kam, nuk e di ai çfarë më ka. Unë e kam shok, nuk e di ai a më ka a nuk më ka, se kështu bëjnë këta. Të vjen inat, një mesazh si je a je mirë. Shyqyr që dole, shyqyr që vdiqe, shyqyr që u bëre i suksesshëm”, u shpreh ai.
“Këta bëjnë indiferentin, këta janë nuk e di unë”, vazhdoi më tej 35-vjeçari.
Krijuesi i hitit “Paridi” po ashtu theksoi se tani me Stresin ruan raporte të mira dhe se do të bëjnë një këngë bashkë.