Connect with us

Rajon

Çmenduri/ 15-vjeçari zhvesh dy vajza të mitura përmes inteligjencës artificiale

Një 15-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Greqi pasi ka ekspozuar në publik trupat e zhveshur të dy vajzave 12-vjeçare, duke përdorur një program që ka shkaktuar reagime në mbarë botën.

15-vjeçari shfrytëzoi vetitë “magjike” të inteligjencës artificiale. Ky program, skanon imazhet dhe përmes një algoritmi, percepton formën dhe përmasat e trupit të zhveshur që i përshtatet pothuajse në mënyrë të përsosur, siç pretendojnë krijuesit e tij, për secilën prej tyre. Kështu supozohet të zbulohet trupi i zhveshur, shkruajnë mediat greke.

Në këtë mënyrë, 15-vjeçari nga Aspropirgos ka tentuar të “zhveshë” dy vajzat 12-vjeçare. Pasi ngarkoi fotot e tyre në program dhe arriti të hiqte rrobat e tyre, ai më pas ngarkoi fotot nudo në fjalë në Instagram në një bisedë të përbashkët me shokët e tjerë të klasës.

Advertisement