Kronike
Çmenduri në Tiranë/ BMW luksoze përplaset mbi digën e liqenit Artificial
Fotot e mëposhtme janë të një ngjarje që rrallë ndodh ta shohim në kryeqytet, pasi kalimi i automjeteve mbi digën e Liqenit Artificial të kryeqytetit është i ndaluar dhe aty gjen korsi të dedikuara për këmbësorë, vrapues dhe përdoruesit e biçikletave.
Por duket se gjatë orëve të natës pedonalja e digës është përdorur edhe për gara shpejtësie.
Këtë të lënë të kuptosh fotot ku tregohet një “BMW” luksoze, pa targa që është përplasur me muret mbrojtëse të digës.
Të shokuar në sfond shihen këmbësorët që bëjnë çdo mëngjes ecje në zonën e liqenit Artificial, aty ku jeta e tyre duhet të ishte në duar të sigurta pasi është një zonë e dedikuar për ta.
NTV.AL ka mësuar se drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën pas aksidentit dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa me vete ka marrë edhe targat e mjetit. Do verifikohet nga numri i shasise se kujt i përket mjeti.