Kronike
Çmenduri/ Një person thyen me gur xhamat e makinave të parkuara
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin e Vlorës.
Një person ende i paidentifikuar ka thyer me sende të forta ose me gurë, xhamat e pasmë të katër makinave.
Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, ku automjetet kanë qenë të parkuara përballë bibliotekës “Shefqet Musarai”.
Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ve.