Connect with us

Kronike

Çmenduri/ Shqiptari vr’et gruan, pl’agos dhe djalin i cili po mbronte nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ditën e sotme nga ku mësohet se një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij. Sipas mediave greke, 46-vjeçari ka plagosur dhe djalin e tij i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur të ëmën.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes ku çifti dyshohet se ka patur një debat. Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes.

Bëhet me dije se autori është arrestuar nga efektivë të Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

Advertisement