Rajon
Çmenduri/ Studenti serb vizaton trupa të përgjakur

Policia serbe ka arrestua një student të një shkolle në Serbi. I prangosur është një student 19-vjeçar me inicialet A.S., nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullimit psikik.
I riu dyshohet se një grup të klasës së tij, përmes një aplikacioni në celular ka postuar një vizatim të një klase me trupa të gjakosura të shtrira pranë tavolinave, ndërsa njëri mbante një objekt si armë.
Studentit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe pritet t’i ngrihet kallëzim penal, pasi ka panikosur nxënësit, por jo vetëm.

