Connect with us

Kosova

Çmenduria e rradhës/ Veprimet e Kurtit kanë bërë që Serbia të duket si palë e dëmtuar

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, me veprimet e saj, të cilat po e dërgojnë atë deri në përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), po e bëjnë Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar.

“Nuk e kuptoj pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara. Albin Kurti ka arritur disi ta bëjë Qeverinë serbe në Beograd të duket si palë e dëmtuar. Nuk e kam menduar që kjo do të ishte e mundshme, por ja qe Kurti e ka bërë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara po shpërfillen, por mos harroni se përplasja me miqtë e Kosovës nuk është në interesin e askujt” –  ka deklaruar Fried për ‘Radio Evropën e Lirë.’

“Ne fakt detyra e Perendimit eshte te ndihmojë Qeverisë serbe të kuptojë se ka nevojë të rikalibrojë qasjen e vet, mirëpo edhe kjo gjë po vështirësohet teksa të gjithë janë të zemëruar me Qeverinë e Kosovës. Kjo është e dhimbshme, sepse ne kemi pasur një marrëveshje me Kosovën kur kemi punuar drejt pavarësisë, kur kosovarët kanë dhene besën se do të jetojnë “në përputhje me vlerat e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që na kanë shpëtuar”, gjë që nuk po ndodh.

Fried i ka përshkruar veprimet e Qeverisë së Kosovës si “enigmatike”, dhe u shpreh se Kosova s’duhet të luaj një lojë të ngjashme si Serbia.

“Serbia dëshiron të mbajë një këmbë në Evropë, një këmbë në Rusi, me pak lëvizje drejt Kinës. Kjo është lojë e njohur. Më duket ide e keqe që Kosova të luajëlojë të ngjashme me të, por të punojë me Bashkimin Evropian, për të forcuar pozicionin e vet” – theksoi Fried.

“Dialogu edhe mund të ketë vështirësi, mirëpo nëse problemi, sipas Kosovës, qëndron te mosgatishmëria e Serbisë për të pranuar që Kosovën e ka humbur, atëherë Kosova duhet të bëjë gjithçka për ta bërë të qartë se e ardhmja e saj është në BE” – Potencoi Daniel Fraid

Advertisement