Connect with us

Politike

‘Çmenduria të marrë fund’/ Balliu: Berisha mbahet në burg pa prova

Në një status në rrjetin social Facebook, Klevis Balliu, Sekretari Organizativ në PD shkruan se Sali Berisha duhet të lihet i lirë dhe se në një vend me stabilitet politik dhe demokratik duhet të urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij.

Deklarata
Stabiliteti politik dhe sistemi demokratik, urdhërojnë lirimin e liderit te opozitës.

Jemi vëndi i parë dhe i vetëm në Europë dhe në mbarë botën demokratike ku lideri i opozitës është nën arrest pa prova dhe pa akuzë.

Cmenduria duhet të marrë fund kjo jo per dëshiren e simpatizanteve te opozitës por sepse ne botën demokratike, ndalohesh me fakte dhe prova dhe jo me orekset politike te pushtetit të perkohshëm.

Ajo cka bën dallimin themelorë midis diktaturës dhe demokracisë është se në diktaturë arrestohesh me urdhër te pushtetit në demokraci arrestohesh me prova dhe fakte te pakundershtueshme.

Tani duhet te shikojmë cilën shqipëri duam, diktaturën e Edvinit apo demokracinë e Shqiperisë.

Advertisement