Connect with us

Kronike

Çmimet dobësojnë besimin tek ekonomia

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare ka pësuar rënie për të këtërtin muaj radhazi.

Sipas Bankës e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike për shtatorin pësoi një rënie të mëtejshme me dy pikë në muajin tetor.

Në përgjithësi, të gjithë sektorët e ekonomisë shfaqën perceptime në rënie për aktivitetin e tyre, me përjashtim të treguesit të besimit të konsumatorëve, që regjistroi një rritje të lehtë.

Përkeqësimi i treguesve të besimit të biznesit duket i lidhur kryesisht me rritjen e çmimeve dhe efektet negative që kjo rritje po s jell në fuqinë blerëse.

Treguesi i besimit të industrisë u pakësua me 4.8 % krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga rënia e të gjithë treguesve për situatën aktuale, ku veçohen rënia e balancës për prodhimin aktual dhe ajo e kontratave porositëse.

Ndërkohë, pritjet e bizneseve për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë në rritje dhe ato për çmimet e pritura janë në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 7% në muajin tetor, duke regjistruar pakësim të treguesit për të dytin muaj radhazi.

Ky zhvillim u ndikua nga përkeqësimi i balancave për aktivitetin ndërtues dhe për kontratat porositëse. Rënie regjistruan edhe pritjet për punësimin, ndërkohë ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Ndërkaq konsumatorët vlerësojnë me rritje ecurinë aktuale të çmimeve, situatë e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Advertisement