Connect with us

Politike

Çollaku: Fitorja e Trump nuk do të sjellë PD-në në pushtet

Çfarë do të sjellë zgjedhja e presidentit Donald Trump për Ballkanin dhe veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën?

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se fitorja e Trump nuk do ndikojë apo do sjellë PD-në në pushtet.

“Nuk mendoj si naiv se fitorja e Trump në SHBA do sjelli PD-në në pushtet. Por normalizon marrëdhëniet e PD-së sigurisht. PD duhet të bëhet vetë e aftë për t’i fituar zgjedhjet”, tha ai në Report TV.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi u shpreh se faktor mund të jetë edhe Rusia.

“Një afrim i SHBA me Rusinë çon Ballkanin më pranë Serbisë dhe pranimit të marrëveshjes. Gjërat ndryshuan shumë pas luftës në Ukrainë. Ndoshta edhe një administratë burokratike në Amerikë me Kosovën. Edhe Kris Hill e çuan në Beograd si ambasador, diamantin e diplomacisë së demokratëve në SHBA.

Mendohet edhe takimi Trump-Putin në Beograd për t’u mbajtur. Pra afrimi SHBA-Rusi e bën të paneglizhueshme vëmendjen ndaj Beogradit, sepse Rusia e ka Serbin raport të fortë e në vëmendje dhe Rusia do dëgjohet më shumë në vijim. Asociacionin asnjë nuk e do, sepse nuk funksionon. Trump nuk do kapet pas kësaj, ndryshim kufijsh bie si tabu, rreziku do jetë permanent dhe Kosova dhe Bosnja do ndodhen të ekspozuara.

Në bisedat që kam pasur më kanë thënë për Kosovën dhe Pavarësinë e saj, “kaq keni kërkuar dhe kaq keni marrë”. Jam kundër ndarjes së Kosovës por nëse ka një diskutim shkëmbimi kufinjsh të pranueshme jam dakort, të monitoruar, pse jo”, thotë ligjvënësi.

Advertisement