Connect with us

Politike

Çollaku: Fuoristradat e zeza shëtisin natën, japin zarfe

Gazetari dhe kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Basir Çollaku, në një intervistë denoncon krimet elektorale që po ndodhin në zonat e Klosit e të Matit.

Krimet elektorale po ndodhin në sy të policisë e cila bën sikur nuk i shikon ndërkohë prezente janë dhe presionet, trysnia e madhe ndaj punonjësve të administratës dhe familjarëve të tyre  jashtë e fuoristradat e zeza që shëtisin nëpër qytete. Çollaku thotë qeliza për blerjen e votës në mënyrë të organizuar.

ÇollakuMungon reagimi por unë shoh diçka më përtej, nëse do vendosësh kuzhinier bandat, ushqimi i prodhuar do të jetë krimi. Ortakëria e bandave, krimi i organizuar, e mafias me politikën, me pushtetin, sigurisht që do të prodhojë heshtje në terren, dhe mungesa e hetimeve serioze, e investigimeve serioze, do të na sjellë në një hartë paqësore në dukje, por krimi, presioni, trysnia, shpërndarja e parave të pista, përdorja agresive e pushtetit, është e pakrahasueshme për çdo realitet.

Ne kemi bërë disa kallëzime, të shumta, ndoshta edhe përditë, dhe shoh policinë e shtetit e cila duhet të ketë atë ekipin e strukturës së posaçme për hetimin e krimit elektoral, janë bërë lumenjtë si vendet dhe adresat më të vizituara nga makinat bashkiake.

I mjafton policisë të dalë të pyesë: ku shkon me zhavorr, me çakull, me hekur, me çimento, me asete të tjera që shkojnë nëpër fshatra.

Unë them që janë mbi 85 fshatra, të Klosit dhe Matit, duhet të kishte të paktën 85 procese penale.

Mos kalojmë pastaj te presionet, trysnia e madhe ndaj punonjësve, ndaj familjarëve që janë jashtë, shohim fuoristradat e zeza të shëtisin nëpër qytete.

Këto janë elemente kyç, ka edhe tendenca për të lëvizur natën, kanë nisur të lehin qentë nëpër fshatra natën, ku të panjohurit shkojnë për të dërguar qokat, zarfet, paratë.
Kane ndërtuar, le të themi, qelizat e blerjes së votës.

Advertisement