Kosova
Copëzohet marrëveshja/ Bislimi flet pët takimin e Brukselit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për takimin që pati në Bruksel me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Bislimi deklaroi se axhenda e së martës ka pasur dy pika: e para të bisedohet për implementimin e aneksit të dakorduar në Ohër dhe çështja e dytë – bisedimet për çështjet aktuale.
“Është propozuar një princip sipas të cilit nuk mund të fillohet implementimi i të gjitha pikave njëherësh për arsye se kjo do të mund të krijonte një disbalanc ku njëra palë merr shumë dhe nuk është e detyruar të ofrojë diçka, por ideja e Lajçakut është që të ketë sekuencim, pra njëra palë bën diçka pastaj pala tjetër”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, deri të premten të dy palët do të dërgojnë komentet e tyre rreth këtij sekuencimi. Ai ka folur edhe për marrëveshjen për të pagjeturit dhe ka thënë se pothuajse kanë pasur një dakordim që nga gushti i vitit të kaluar.