Politike
Costa: Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria

Antonio Costa: Jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama, është kënaqësi se zgjerimi është një përparësi e qartë e BE, inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim, po çelim një grupkapitull tjetër, ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë, është shumë e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë, një shenjë për rajonin. Do të vizitoj në mes të muajit maj 6 vendet e Ballkanit për të folur për samitn e komitetit politik më 16 maj.
Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE. Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
Kryeministri Edi Rama fillimisht dha një deklaratë nga Brukseli, ku u prit nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.
“Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.
Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
–Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
…………..
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, foli me nota pozitive për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Nga Brukseli, nga ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Antonio Costa tha se “sot po çelim një grup kapitull tjetër me Shqipërinë” dhe se ambicia BE-së është që të çelë edhe më tej grupkapituj për të negociuar gjatë këtij viti me vendin tonë.
“I gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen për begatinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim.
Sot po çelim një grup kapitull tjetër dhe ambicia jonë është që të çelim edhe më tej grupkapituj për të negociuar gjatë këtij viti sepse kemi një kalendar shumë konkret dhe duam që ta realizojmë.
Kjo është shumë e rëndësishme për BE, për Shqipërinë, shenjë mjaft e rëndësishme edhe për të gjithë rajonin sepse mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien paqen dhe stabilitetin në BP është në Bashkimin Europian me anëtarësimin në të.
Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të gjashta vendet e BP për të rritur bashkëpunimin tonë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të pasur rezultate të mira të anëtarësimit.
E rëndësishme të jemi bashkë sepse bashkë jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”, tha ai.

