Connect with us

Bota

CDC nuk rekomandon karantinë për këto persona

SHBA- Këshilltarët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk rekomandojnë më karantinimin apo testimin në shkolla apo në qendrat e kujdesit ditor. Në të njëjtën kohë, karantina nuk rekomandohet më për personat që nuk janë vaksinuar, pas ekspozimit të rreth 95% të popullsisë së SHBA ndaj pandemisë.

“Udhëzimet e reja na tregojnë se pandemia nuk ka mbaruar, por gjithashtu na ndihmojnë të shkojmë në një pikë ku COVID-19 nuk po na ndalon që të vazhdojmë jetën,”-tha një ekspert i CDC.

Po ashtu, kërkohët që personat që kanë qenë të ekspozuar ndaj COVID-19 duhet të mbajnë një maskë shumë mbrojtëse për 10 ditë dhe të bëjnë një test në ditën e 5-të pas ekspozimit të tyre ndaj koronavirusit, pavarësisht statusit të vaksinimit.

Pavarësisht progresit, vdekjet nga COVID-19 mbeten në një nivel vazhdimisht të lartë në SHBA, afro 400 në ditë, një numër që nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga pranvera. Përhapja e infeksioneve tani i është atribuar nënvarianteve më virulente të llojit Omicron të SARS-CoV-2, veçanërisht BA.5.

Advertisement