Shendeti
Covid-19/Pse disa pacientë kanë simptoma të lehta dhe të tjerë përfundojnë në reanimacion?
Jo të gjithë pacientët me Covid kanë të njëjtën zhvillim të sëmundjes. Efektet e koronavirusit, në fakt, ndryshojnë nga personi në person. Me përjashtim të asimptomatikëve, shumica e të infektuarve kanë simptoma të lehta, të tilla si kollë, dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje të shpërndara në gjithë trupin. Shumica nuk kanë nevojë për trajtim spitalor, mund të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe të marrin aspirinë ose ilaçe të ngjashme për të lehtësuar çdo shqetësim. Në pak ditë gjithçka kalon dhe, jeta e këtyre pacientëve mund të kthehet sikurse ishte më parë.
Por ka edhe shumë pacientë të pafat, të detyruar të shtrohen në spital. Disa prej tyre përfundojnë në kujdes intensiv, të tjerët fatkeqësisht humbin jetën.
Pyetja që askush nuk ka qenë ende në gjendje të përgjigjet është kjo: pse një numër i madh i pacientëve të infektuar me koronavirus e kapërcejnë sëmundjen me lehtësi relative dhe një pakice duhet të kalojë në një rrugë shumë më komplekse?
Gjenoma njerëzore dhe grupi i gjakut
Para se të përpiqemi të përgjigjemi, është e rëndësishme të shikojmë të dhënat.
Sipas shifrave të raportuara në Itali, mbi 50% e rasteve të zbuluara janë asimptomatikë, ka pak pacientë paucis-simptomatike, ka nga ata që mund të quhen të sëmurë lehtë dhe ata në gjendje më kritike. Problemi me virusin, megjithatë, qëndron në aftësinë e tij për t’u përhapur si zjarr në një kohë shumë të shkurtër. Prandaj, situatat potencialisht të menaxhueshme rrezikojnë të shkaktojnë shembjen e sistemit shëndetësor.
Pse një pacient X hyn në kategorinë e asimptomatikëve dhe një pacient në atë të rasteve “të rënda”?
Përgjigja, siç nënvizohet nga një studim i thelluar në të përjavshmen La Lettura, mund të vijë nga ADN-ja. Sipas studimeve të fundit, mund të ketë dy ‘arsye’ brenda gjenomit njerëzor që rrisin rrezikun e sëmundjes serioze me koronavirus. I pari, në kromozomin 9, ka të bëjë me grupet e gjakut. Siç thuhet në një studim të botuar në Neë England Journal of Medicine, duket se ata persona me grupin A të gjakut kanë tendencë të kenë simptoma më të rënda, duke patur nevojë për oksigjen dhe ventilim të mundshëm mekanik. Anasjelltas, studime të tjera kanë treguar se ata të grupit 0 janë më pak të rrezikuar sesa ata të grupit A dhe AB.

