Sport
CR7 hap ‘Kutinë e Pandorës’
Cristiano Ronaldo ka hapur “kutinë e Pandorës” duke u shprehur me detaje për çdo gjë brenda klubit.
Portugezi nuk ka kursyer as legjendën e klubit anglez, Rooney, pasi ky i fundit e ka kritikuar shpesh Cristianon.
“Nuk e di pse më kritikon, ndoshta sepse ai e ka mbyllur karrierën ndërsa unë po luaj ende në nivele të larta.”
“Familja ime është gjithçka për mua, aq më shumë për shkak të asaj që kam kaluar gjatë këtij viti. Mesazhet që kam marrë më kanë emocionuar, nuk e prisja kurrë. Nga Manchesteri, përkundrazi, nuk kam marrë asnjë mbështetje.
Vajza ime tre muajshe ishte në spital në muajin korrik, doja të isha me të. Disa drejtues të klubit kishin dyshime për këtë. Klubi nuk tregoi empati, unë u lëndova shumë nga këto mendimet e tyre”, tha Cristiano Ronaldo.