Connect with us

Sport

CR7 përfiton nga dëmtimi i Brojës

Në kërkim të një klubi pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të ketë mundësinë ta vazhdojë karrierën në Angli, por në Londër. Sipas gazetës portugeze “A Bola”, ky “asist” i vjen nga 21-vjeçari shqiptar, Armando Broja. Ja shkrimi i plotë:

“Verën e kaluar, Todd Boehly, biznesmeni amerikan që ka blerë Chelsea nga Roman Abramovich, madje u takua me Jorge Mendes për të demtimstudiuar nënshkrimin e mundshëm të yllit portugez, por marrëveshja nuk eci përpara, veçanërisht pasi nuk donte ish-trajneri Thomas Tuchel.

Por gjermani tashmë është larguar, lojtari që ai mori si përforcim, Aubameyang, që e drejtoi te Borussia Dortmund nuk e ka bindur Graham Potter. Trajneri i ri ka shfaqur preferencë për shqiptarin Armando Broja, 21 vjeç.

Nisur nga fakti se Broja u dëmtua rëndë të dielën, në një miqësore kundër Aston Villa, dhe nuk do të luajë më këtë sezon (testet treguan këputje në ligamentet e kryqëzuara të njërit gju, gjë që do ta detyrojë atë t’i nënshtrohet një operacioni).

Në rastin më të mirë ai do të kthehet në stërvitje në parasezonin 2023-2024, por mungesa mund të arrijë edhe një vit. Nëse Chelsea tashmë po mendonte të dilte në treg për një sulmues tjetër, kjo nevojë është më urgjente. Megjithatë, londinezët do të jenë të gatshëm të investojnë vetëm në lojtarin e duhur.

Objektivi duket të jetë Moukoko, 18 vjeç, pjesë e Borussia Dortmundit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme. Në fakt, sulmuesi gjerman synohet nga gjysma e Evropës, gjë që mund ta bëjë të vështirë “biznesin” për blutë e Londrës. Përveç kësaj, francezi Christopher Nkunku i RB Leipzig tashmë është i garantuar nga Chelsea për sezonin e ardhshëm, ndaj synimi i bluve do të jetë që të mos shpenzojë shumë para për transferimin e një lojtari, që mund të mos jetë më prioritet pas gjashtë muajsh.

Në këtë skenar, Ronaldo mund të kthehet në “radarin” e Chelsea për merkaton e janarit. Pa pagesë, portugezi do të kërkonte një investim të konsiderueshëm në pagë (edhe pse kjo do të garantojë gjithashtu rritjen e të ardhurave tregtare), por jo pagesën e një transferimi”.

Advertisement