Kosova
Cramon në shenjestër/ Deklaratat pikante ndaj raportueses në PE
Ligjëruesja në Universitetin e Kembrigjit, Nora Weller Visoka ka reaguar pas deklaratave të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka një talent të pashoq për deklarata të nxituara, pa reflektuar mbi pasojat e mundshme të dëmshme.
Von Cramon tha për një medium serb se “moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga ana e Kosovës nuk ua bën më të lehtë anëtarëve të Këshillit të Evropës të ecin para me aplikimin për anëtarësim”, dhe sipas Wellner Visokës, kjo është e papranueshme, sidomos nga Parlamenti Evropian.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se lidhja e Manastirit të Deçanit me hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës është gjithashtu një qasje shpërfillëse, dhe ka shtuar se komuniteti diplomatik ndërkombëtar në Kosovë duhet të ndryshojë, duke e ftuar Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë që të angazhohet në mënyrë të ndershme dhe konstruktive me institucionet e Kosovës për të zgjidhur çështjet lokale në lidhje me tokën dhe aksesin.
“Deklarata e Von Cramon e politizon edhe më tej qëndrimin e Kishës” – ka shkruar ajo duke ftuar që te ndalen kritikat ndaj Kosovës, teksa gjithashtu eshte shprehur se me deklaratat e saj, Von Cramon lë të nënkuptohet se Kosova dëshiron të heqë qafe komunitetin serb, dhe kjo eshte e papranueshme
“Problemi nuk është tërësisht tek Kosova që nuk e lejon komunitetin serb të integrohet. Pengesa aktuale qëndron tek qeveria e Serbisë, e cila përdor komunitetin serb për agjendën e saj të vazhdueshme nacionaliste. Von Cramon dhe Co e dinë mirë këtë!” – potencoi ligjëruesja në Universitetin e Kembrigjit, Nora Weller Visoka.