Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Çuçi konfirmon fitoren e socialistëve në qarkut e Beratit: Rezultati 5 me 0

Bledi Çuçi foli për mediat në mbyllje të procesit të numërimit të fletëve të votimit për qarkun Berat, duke njoftuar për fitoren e PS në rang qarku me rezultatin 5 me 0. Ai u shpreh se vonesat në procesin e numërimit kanë ardhur për shkak të kërkesave për pushim të komisionerëve të opozitës. Nga ana tjetër nënvizoi faktin që në bashkinë e Kuçovës prisnin një rezultat më të thellë, ndërsa fitorja me një rezultat të ngushtë, do shërbejë për reflektim. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ministri Çuçi tha:

Pyetje: Atëhere sipas jush, situata në Kuçovë?

Ministri Çuçi: Tani në qark është 5 me 0. Besoj  këtë e keni shumë të qartë që që nuk ka dyshim, Dimali ka dhe 3 kuti tani, edhe ato janë në avantazhin tonë. Diferenca është jo e vogël, goxha e madhe me kundërshtarët e kryetares së Dimalit, Julit.

Berati  ka akoma për të numëruar. Po presim sepse patëm një ndërprerje që kërkuan komisionerët e opozitës. Por është e fituar se gjithë trendi, gjithë pritshmëritë tona, tregojnë që shkojmë diku te 63 – 64% në Berat.

Skrapari, Poliçani e mbyllën shumë më herët. Në Skrapar ishte një fitore spektakolare. Poliçani dihet me ato 74-75%, kështu që Berati tashmë doli. Kuçova pati diçka që u diktua nga mënyra e hapjes së kutive, sepse u hapën fillimisht kutitë ku edhe kundërshtari kishte avantazhin e vet.

Besoj se ju tani i ndoqët “live” të gjitha.

Pyetje: Në Kuçovë, a ju ndihmoi opozita duke nxjerrë dy kandidatë, pasi të dy kandidatët demokratë, nëse do të kishin një, me diferencë bashkimi votash mund të kishte një fitore të demokratikes?

Ministri Çuçi: Jo nuk ka asnjë ndikim. Nuk ka lidhje kjo fare, sepse kandidati tjetër mund ta këtë gërryer edhe ne vota. Sepse për hir të së vërtetës ne duhet të reflektojmë pas këtij rezultati, sepse pritshmëritë tona sigurisht ishin më lart për Kuçovën. Por kjo na bën mirë, sepse duhet të rishohim veten, edhe të rimarrim edhe njëherë avantazhin absolut dhe të padiskutueshëm që kemi pasur në Kuçovë.

Advertisement