Connect with us

Politike

Çuçi nga Shkodra: Kjo është zonë më e nxehtë e krimit të organizuar

Sot, në shenjë falenderimi për fitoren e Bashkisë, kryeministri Rama së bashku me kabinetin e tij qeveritar, nga teatri “Migjeni” iu kanë shprehur mirënjohjen qytetarëve shkodranë që i besuan kësaj force politike drejtimin e bashkisë. Në takim ishte i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Brendshëm Çuçi, i cili ka premtuar se do të vendosin në kontroll të plotë territorin e Bashkinë Shkodër në mënyrë që të mos cënohet asnjë pjesë e territorit nga krimi i organizuar.

PJESË NGA DISKUTIMI: 

Edi Rama: Kemi pasur probleme në mënyrë të vazhdueshme. Plagë që inflamohet herë pas here. Është me rëndësi të kemi parasysh se situata është më mirë se sa ishte, por është larg asaj që duhet të kemi.

Bledi Çuçi: Mirëmbrëma të tanëve! Për fat të keq Shkodra ka qenë një nga zonat e nxehta sa i takon krimit të organizuar dhe trafiqeve. Jemi përpjekur shumë, kemi shumë arritje. Diku e kemi luftuar, diku nuk ia kemi dalë me sukses siç duhet. Është moment shumë i veçantë, tani kemi nevojë për një mjedis të sigurtë. Do të bëjmë gjithçka për një kontroll të plotë të territorit në të gjithë Bashkinë Shkodër dhe të mos cënohet asnjë pjesë e territorit nga krimi i organizuar. Këtë kemi filluar ta bëjmë duke ristrukturuar Policinë. Duke profilizuar natyra dhe profile të krimit. Jemi këtu që të ju premtojmë që ne do të bëjmë gjithçka që të vendosim një kontroll të plotë të territorit në të gjithë Bashkinë e Shkodrës dhe të mos cënohet asnjë pjesë e territorit nga krimi i organizuar dhe nga trafiqet. Këtë kemi filluar ta bëjmë duke ristrukturuar në qendër të gjithë strukturën e Policisë. Është një faqe e re historike. Shumë shpejt ju do ta ndjeni të gjithë ndryshimin që do të vijë nga ristruktimi i Policisë së Shtetit.

Advertisement