Connect with us

Sport

Cucurella mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe

Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella premtoi se do t’i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të bëheshin kampionë dhe tashmë ai e ka mbajtur këtë premtim dhe ka postuar pamjen e tij të re në rrjetet e tij sociale.

Mbrojtësi i krahut ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.

Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t’i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht , pasi partnerja e tij nuk dëshiron t’i presë.

Por ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyhnte flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallet kampion i Evropës.

Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.

Advertisement