Aktualitet
Çudia shqiptare/ Zjarr në banesë, banori: Zjarrfikësja erdhi pa ujë
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Zheje të Kurbinit. Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit ndërsa për fat të mirë të lënduar apo viktima nuk ka.
Ndërkohë, kryefamiljari Tan Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se flakët janë ende aktive ndërsa përpos zjarrfikësve zjarrin po mundohen ta shuajnë edhe banorët.