Connect with us

Sport

Çudirat në Katar, karikojnë topin e lojës

Botërori i Katarit është në ndeshjet e treta në grupi, me eventin që ka shumë risi sa i takon teknologjisë në fushë. Teksa jemi mësuar me pozicionin jashtë loje në bazë të teknologjisë, diçka e tillë bëhet edhe me karikimin e topit të lojës.

Për herë të parë aplikohet kjo teknologji e re e FIFA-s, me topin “Al Rihla” që ka një sensor për të mbledhur në kohë reale të dhënat për pozicionimin jashtë loje të lojtarëve në fushë. Diçka e tillë kërkon edhe karikimin e topit, me krijuesit që kanë vendosur në të edhe një bateri.

Advertisement