Pinknews
Çudit doktor Skerdi: Burri solli edhe gruan, edhe të dashurën në klinikë në të njëjtën kohë!
Skerdi Faria, doktori ndoshta më i njohur ne vend për ndërhyrjet estetike, ka qenë i ftuar tek “Top Albania Radio” ku ka folur për operacionet më të shpeshta që kërkohen në klinikën e tij.
“Në vend të parë është si gjithmonë operacioni i hundës, pastaj vijon me operacionet e gjoksit sepse janë disa lloje. Gocat e reja zakonisht bëjnë zmadhim gjoksi, “lifting” me ose pa proteza. Është një kategori tjetër ku femra bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale, reduktim i gjoksit që shpesh e bëjnë jo vetëm për anën estetike por më tepër nga ana shëndetësore”, tha ai.
Gjithashtu doktori ka folur edhe për një rast të papritur pasi një burrë kishte sjellë edhe gruan edhe të dashurën për të bërë ndërhyrje estetike. Fillimisht Skerdin e kanë pyetur nëse vajzat shkojnë bashkë me partnerin dhe ai ua paguan ndërhyrjen:
Ndodh që në klinikë të vijë një zotëri, i dashuri, i fejuari, bashkëshorti dhe të paguajë për partneren? Pra nuk e marrin si ofendim?