Connect with us

Kosova

Çudit O’Brien/ Deklarata e pashembullt për Kosovën dhe Serbinë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se ndërtimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimit kërkon kohë, dhe liderët atje të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin.

Ai i ka bërë këto deklarata në Fondin Gjerman Marshall, në adresimin e tij të parë të madh prej kur e ka marrë pozitën e mbikëqyrësit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe Euroazinë.

I pyetur nëse Perëndimi duhet të zgjedhë në mes të reformës dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit, dhe nëse ekziston një balancë në këtë drejtim, ai ka thënë se me proceset e shumta në këto vende duhet të punohet në faza të ndryshme.

Ai kathene se Serbia ka pasur performancë të mirë ekonomike kohët e fundit dhe kjo, sipas tij, nënkupton se ky vend do të ketë rritje ekonomike dhe do të tërheqë investime të reja.

“Nëse dëshirojmë që edhe shtetet tjera të kenë mundësi të njëjta, do të duhet të inkurajojmë reforma, qoftë edhe me rrezikun e jostabilitetit” – ka theksuar O’Brien.

Mes tjerash, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara do ndihmojnë Bashkimin Evropian në procesin e zgjerimit, me qëllim përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

Në këtë drejtim, ai e ka vënë theksin te Plani i BE-së për rritje ekonomiketë prezantuar më 22 janar në Shkup – duke thënë se do të shërbejë si shtysë e re për këto vende në rrugën drejt integrimeve.

“Këto janë steroide për një ekonomi” – ka thënë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, kur ka folur për fondet që do të mund t’i përfitojnë vendet e Ballkanit, në këmbim të kryerjes së reformave.

Mes tjerash, O’Brien ka përmendur se në takimin e 22 janarit, ka vërejtur që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lodhura me premtimet e dhëna nga BE-ja për zgjerim, pa ndonjë rezultat konkret dhe beson që plani i ri do të ketë efekte praktike.

Advertisement