Aktualitet
Curri: Gabimet procedurale për Berishën, u bënë qëllimisht
Analisti Arjan Curri, duke analizuar akuzat e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, deklaroi se gabimet procedurale janë bërë qëllimisht. Në një intervistë për emisionin “Top Story”, ai tha se ata e bëjnë këtë sepse duan ta ndihmojnë ose t’i japin një krah Berishës. “SPAK dhe Gjykata e Posaçme e kanë bërë me qëllim të gjithë gjënë. Ata nuk janë aq naivë sa mos e dinë Kushtetutën me ligjet apo nenet. Ata e bëjnë këtë sepse duan ta ndihmojnë ose t’i japin një krah Berishës. Ata me qëllim nuk zbatuan Kushtetutën dhe nuk e kanë vëmendjen te Berisha, që a e ka favorizuar dhëndrin e tij apo jo, një fakt që i intereson opinionit publik. E kanë ndihmuar nga çështjen në procedurë si ‘Gërdeci’ apo inceneratorët. Avokatët e tyre do të artikulojnë idenë e shpalljes së pavlefshme të gjithë akteve të tjera”, tha Curri.