Rajon
Daçiç ankohet se Kosova po kërcënon Serbinë me dërgimin e ushtrisë në Veri
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Marrëveshja e Brukselit nuk vlen për të, tha se Kurti nuk mund të bëjë deklarata të tilla pa u ndëshkuar nga askush dhe shtoi se bisedimet janë zhvilluar në vitin 2012 në bazë të neutralitetit të statusit dhe se tani po mundohen ta detyrojnë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës përmes metodave të ndryshme indirekte
“Për ne, kjo është e papranueshme. Ne nuk mund të ecim përpara nëse nuk zbatohet ajo që është nënshkrua. Ku është përgjegjësia e BE-së dhe ku është Catherine Eshton? Ku do të jenë Sholz dhe Macron pas pesë vjetësh? Këto janë gjëra shumë më serioze se deklaratat ditore politike. Ata kërcënojnë se do të dërgojnë ushtrinë në veri dhe përsëri askush nuk bën asgjë. Flamujt e Shqipërisë së Madhe valëviten në Tetovë dhe përsëri askush nuk bën asgjë” – theksoi Dacic
Duke iu referuar anëtarësimit të mundshëm të Serbisë në BE, Ministri I Jashtëm serb u shpreh se nuk ka dyshim që Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Unionit Europian, por sipas tij në BE ka shumë çështje që nuk ecin.
“Nuk kemi dilema për të hyrë në BE, por nuk është e shkruar askund që Serbia e ka kusht ta njohë Kosovën” – deklaroi Dacic