Connect with us

Rajon

Daçiç paralajmëron destabilizim të rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçic, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin e Ballkanit dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin seriozisht ato.

Deklarata e Daçiqit vjen pasi grupe serbësh në Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok u mblodhën të hënën për të kundërshtuar edhe një herë kryetarët e rinj të këtyre komunave në veri të Kosovës – që të gjithë shqiptarë – të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

“Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin rajonal për momentin” – deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë

Advertisement