Connect with us

Rajon

Daçiç paralajmëron dorëheqje: SPS-së i duhet një udhëheqës i ri

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, në një konferencë për shtyp, ka paralajmëruar dorëheqje pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore të mbajtura këtë të dielë më 17 dhjetor në Serbi.

“Ky rezultat është i pakënaqshëm dhe do të diskutoj me kolegët e mi se çfarë është më e mira për partinë në periudhën e ardhshme. Mendimi im është se duhet gjetur një lider i ri i SPS-së” – ka thënë ish-kryediplomati serb pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

Në Serbi ka përfunduar një cikël zgjedhor dhe sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), lista e Partisë Progresive të Serbisë (SNS) “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar mbi 46 për qind të votave (rreth 129 mandate).

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, bazuar në rezultatetet preliminare të CeSID, ka fituar rreth 23 për qind të votave (rreth 63 mandate), ndërsa Partia Socialiste e Serbisë (SPS) nën udhëheqjen e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, ka fituar jo më shumë se 6.9 për qind të votave (19 mandate). E djathta nacionaliste serbe ka fituar rreth 4.8 përqind.

Advertisement