Connect with us

Rajon

Daçiç: Po shkelim në një terren të minuar

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se në bashkësinë ndërkombëtare ka “komente shumë negative” për situatën në Kosovë, “në lidhje me pakënaqësinë me politikën e Kurtit” dhe mosrespektimin nga ana e tij e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Daçic tha për televizionin Pink se “qëllimi i gjithë kësaj është krijimi i një atmosfere pasigurie dhe frike dhe krijimi i kushteve për emigrimin e serbëve” nga Kosova

“Ne paralajmëruam se po shkelim në terrenin ku ka shumë mina tokësore dhe se nuk e dimë se ku përfundon ajo fushë e minuar”, tha Daçiç.

Ai u shpreh se “në thelb kemi një proces që shkon kundër pritshmërive të të gjithë atyre që udhëheqin dialogun”.

“Përsa na përket ne, çështja qendrore kryesore është formimi i asociacionit” – deklaroi Dacic

Advertisement