Connect with us

Kosova

Daçiç shfrytëzon takimin e OSBE’së në Shkup për të folur kundër Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, shfrytëzoi samitin e sotëm të OSBE-së që po mbahet në Shkup e ku po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, që të flasë kundër Kosovës.

Ai edhe aty vazhdoi propagandën e Serbisë se në Kosovë serbët po diskriminohen dhe se ky është një shqetësim i thellë.

“Serbët në Kosovë po përballen me forma gjithnjë e më të rënda të diskriminimit institucional dhe fetar, teksa dhe I është mohuar e drejta për të votuar dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare” – deklaroi Daçiç, sipas të cilit edhe gjendja e sigurisë është “një arsye për të patur një shqetësim të thellë”

Duke qenë se ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë në seancë përmendi se Kosova duhet të anëtarësohet në OsBE, Daçiç në një deklaratë për gazetarët ka kujtuar se vendimet në Organizatë merren me konsensus dhe se Kosova nuk do të mund të bëhet kurrë anëtare e saj.

“Duke qenë se çështja e integritetit territorial është përmendur shumë herë, ne nuk mund të pretendojmë se integriteti territorial i Ukrainës apo i ndonjë vendi tjetër është më i rëndësishëm se integriteti territorial i Serbisë. Është hipokrite që dikush të flasë për nevojën e mbrojtjes dhe parimin e integritetit territorial dhe më pas të sugjerojë hapur cenimin e integritetit territorial të Serbisë” –  tha Daçiç

“E vetmja herë kur në OSBE është marrë vendim pa konsensus ka qenë rasti i Jugosllavisë, pastaj është futur parimi “konsensus minus një”.

Advertisement