Connect with us

Rajon

Daçiç tregon se pse Vuçiç nuk e firmos planin franko-gjerman

Ministri i Jashtëm Serb, Iviça Daçiç ka zbuluar arsyet se përse presidenti Vuçiç nuk ka firmosur planin franko gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për median në Beograd ai është shprehur se në këtë dokument ka disa pika që lënë hapësira ose interpretime për statusin e Kosovës.

“Nëse qeveria e SHBA-ve thotë se ky është një plan për normalizimin, jo njohjen, kush mund të thotë të kundërtën e kësaj? Kjo është arsyeja pse Presidenti Vuçiç nuk ka firmosur asnjë dokument. Sepse ka disa detaje të këtij plani me të cilat ne nuk biem dakord. Ne nuk biem dakord me pjesën që ka të bëjë me ndonjë njohje de fakto apo de jure të Kosovës dhe lë hapësira për hyrjen e saj në OKB” – tha Daçiç.

Nga ana tjetër ai ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës serbe, të cilat e akuzojnë Vuçiç dhe qeverinë e tij se ka firmosur marrëveshje që i kanë dhënë Kosovës mundësi për hyrjen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Daçiç është pjesë e koalicionit qeverisës të Aleksander Vuçiç, por në këto zgjedhje ai ka shpallur ambicien për të qenë kryeministër i Serbisë.

Advertisement