Bota
Dadaizmi dhe surrealizmi/ Max Ernst vjen me 400 vepra
Dadaizmi dhe surrealizmi/ Max Ernst vjen me 400 vepra
“Max Ernst, arsyet e një ekspozite” është hapur në Palazzo Reale, në Milano, deri më 26 shkurt 2023.
Piktura, skulptura, vizatime, kolazhe dhe libra të ilustruar për një total prej mbi 400 veprash, të ardhura nga muze, fondacione dhe koleksione private të njohura, midis të cilave nga koleksioni I Guggenheim, Muzeu ‘Pesaro’ në Venecia, Galeria ‘Tate’ në Londër, Qendra ‘Pompidou’ në Paris, Muzeu ‘Cantini’ në Marsejë, Muzetë Shtetëror në Berlin dhe Muzeu Kombëtar në Madrid.
Max Ernst është një figurë e ndritur dhe e kristaltë dhe, në të njëjtën kohë, ai mbetet një enigmë.I lindur më 1891, Ernst piktor, skulptor, poet dhe teoricien arti, eksponenti kryesor i dadaizmit dhe surrealizmit, në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë.