Connect with us

Kosova

Dalin bishta rrugës, Spanja voton kundër Kosovës

Përfaqësuesit e partive spanjolle, PSOE (Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle) dhe PP (Partia Popullore) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të votojnë të martën kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Në organin që përbëhet nga 46 shtete, pesë parlamentarët Socialistë dhe tre të tjerë nga PP-ja do të refuzojnë pranimin e Kosovës, sipas medias spanjolle “Europa Press”. “Do të votojmë kundër sepse ne vazhdojmë të mbajmë të njëjtin kriter”. – ka thënë një burim i PSOE-së për “Europa Press”, duke iu referuar qëndrimit të Spanjës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo parti konsideron se tani nuk është koha për hyrjen e Kosovës në këtë organizatë sepse do të mund të “zbulonte hapësira për konfrontim”. Në mesin e 46 shteteve anëtare të KiE-së, janë disa që nuk e njohin Kosovën, përfshirë edhe Spanjën.

As PP-ja, sipas “Europa Press”, nuk ka ndryshuar qëndrim përsa i përket pavarësisë së Kosovës. Burime brenda PP-së i kanë konfirmuar medias spanjolle se do të votojnë kundër sepse “nuk është precedent i mirë” që ky “territor” të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare e KiE-së do të mbajë debat të martën ku do të vendoset se a do të referohet vendimi për anëtarësimin e Kosovës te Komiteti i Ministrave, organi më i lartë i organizatës, që do të mblidhet në maj në Reykjavik. Ishte pikërisht ky institucion që kërkoi një vit më parë të jepet opinion mbi këtë çështje.

Sipas “Europa Press”, kundërshtimi nga tetë përfaqësuesit spanjollë nuk duhet të paraqesë problem për Kosovën. Ka një shumicë të gjerë të vendeve që e njohin Kosovën dhe do të votojnë pro saj.

Problem nuk pritet të ketë as në Komitetin e Ministrave, ku nevojitet votimi nga dy të tretat – Rusia u përjashtua pas ivnadimit të Ukrainës – e që janë 31 vende Burime diplomatike kanë sqaruar për “Europa Press” se edhe ministri i jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, do të votojë kundër.

Kosova

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe 

Deputeti gjerman Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ndonëse në të janë dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviç.

Deputeti ka shprehur habinë e tij të madhe për një qëndrim të tillë të politikanit spanjoll duke e cilësuar qasjen e Borell si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Butikofer ka pyetur se si një Përfaqësues i Lartë dhe Zëvendës President i Parlamentit Europian “mund ta bëjë një budallallëk të tillë” – ka Pyetur në mënyrë retorike dhe plot ironi deputeti duke vazhduar:- Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e mëritur nga kryemunistri u i sapoemëruar Milos Vuçeviç, i cili sinjalizoi qartë se Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”

Deputeti nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian, teksa ka trajtuar rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka konsideruar se politika aktuale e BE-së ndaj Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga njëanshmëria.

Në një shkrim autorial të publikuar, eurodeputeti gjerman ka thënë se në vend që BE-ja të bëjë përpjekje për të zbutur presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe udhëheqësin secesionist të serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik, ajo duhet të reagojë dhe të ndal provokimet serbe kundër Kosovës.

Ai ka theksuar se përkundër sulmit brutal të protestuesve serbë në pjesën veriore të Kosovës ndaj pjesëtarëve të Forcës së NATO-s, rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga Serbia përgjatë vijës kufitare dhe mbështetjes së autoriteteve serbe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit, insitucionet evropiane kanë sanksionuar Kosovën.

Këto janë vetëm disa nga shkeljet më të rënda. Por BE-ja deri më tani nuk ka qenë e gatshme të tregojë ashpërsi ndaj Vuçiçit dhe miqve të tij të krimit të organizuar. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu” –  ka shkruar eurodeputeti gjerman, dhe ka bërë thirrje për ndryshimin e qasjes së BE-së kundrejt krizës aktuale midis dy fqinjëve armiqësorë.

“Serbisë duhet t’i jepet një ultimatum, të zgjedh: Brukseli apo Moska. Opsioni i parë është i mirëpritur, por jo më kapërcime herë nga njëra anë, herë nga tjetra. Për të pesë vendet e tjera, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegoviba, qëllimi duhet të jetë që të parashikohet qartë një datë pranimi në vitin 2030” – theksoi Reinhard Butikofer

Continue Reading

Kosova

Pickimet e Josep Borell përmes zëdhënësit Stano dhe masat ndaj Kosovës 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do të diskutojë për masat e Unionit bazuar në një raport te Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, lidhur me përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e fundit në Veri që u mbajtën për të larguar kryetarët shqiptarë dhe ka theksuar se Kosova e ka mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale, por se organizimi i votimit ka pasur disa sfida, si vendosja e kamerave të sigurisë.

Gjithashtu Stano u shpreh se vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për bojkot, kanë çuar në një sërë vështirësish, përfshirë krijimin e komisioneve në qendra të votimeve pa asnjë anëtarë serb të Kosovës.

Stano si sfidë ka përmendur edhe vendimin e drejtorëve të shkollave serbe në Veri për të mos lejuar përdorimin objekteve shkollore për votime.

Zëdhënësi deklaroi se BE shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në Veri e kanë çuar dëm një mundësi për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët “që do të ishin vërtet përfaqësues”.

Sipas Stano-s, rezultati nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në shtrimin e rrugës për kthimin e serbëve në institucione, gjë që është esenciale për normalizimin e raporteve. Stano për masat ka folur edhe në një konferencë për media gjatë javës që shkoi kur është pyetur për kërkesat e drejtuesve të institucioneve të Kosovës që ato të hiqen.

Ai ka thënë se masat do të hiqen vetëm kur të vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e masave, duke thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet.

 

Continue Reading

Kosova

Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet 

Ka sinjale alarmi për Ballkanin dhe dyshime se historia po përsëritet. Nuk është utopi, por një artikull i medias në gjuhën gjermane, Deutsche Welle, shkruan për një situatë tejet të ndërlikuar në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikun se një luftë e re mundet të shpërthejë.

Nga retorika e qartë luftëndjellëse e Milorad Dodik në Bosnjë dhe Hercegovinë, deri te lobimi serb për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, janë thirrje se duhet patur vigjilencë për një përshkallëzim të mundshëm në gjithë Ballkanin, mbi të gjitha, me një situatë tejet të ndërlikuar edhe në veri të Kosovës, ku ka një stanjacion politik momental, por gjithashtu dhe një gjuhë herë herë të rrezikshme drejt përshkallëzimit.

Po çfarë paralajmëron artikulli i Deutsche Welle dhe pse janë ndezur sinjale alarmi në Ballkan? A po përsëritet historia?

Jo rrallë ndodh që të rindizen vatrat e konflikteve në Ballkan. Tani shkas po bëhet një rezolutë e planifikuar në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. Politikanët serbë shohin aty një damkosje kolektive të popullit serb. Simbolika është kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai “nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”.

Dodik më tej deklaroi se “Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur” dhe si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.

Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë.

Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës pasi ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.

Irrituese janë po ashtu spekulimet verbale të Milorad Dodik, se si duhet të veprojë me 150.000 të kthyerit boshnjakë, pra ata myslimanë boshnjakë që u dëbuan gjatë luftës në vitet 1992-1995 dhe pas luftës u rikthyen.

Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opcioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina.

“Njerëzit në Republikën Srpska janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë.” – theksoi Dodik………….

Continue Reading

Kosova

Vetëvrasje politike për asociacionin, Daniel Serwer për kërkesën e Perëndimit për Kurtin  

Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i njohur i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sugjeroi bashkësinë e organizuar ndërkombëtare të mos presë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, posaçërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në një opinon të publikuar të hënën, ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), konsideroi se pritja e ndërkombëtarëve që kryeministri Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” duke i hapur rrugë themelimit të këtij mekanizmi, pa marrë asgjë në këmbim nga Serbia, nuk është asgjë tjetër përpos “marrëzi” diplomatike

Kryeministri Kurti ka mbajtur një pozitë dominuese përgjatë pesë viteve të fundit në politikën e Kosovës. S’do të kishte mënyrë më të shpejtë për ta humbur sesa t’ia jepte Serbisë këtë Asociacion pa marrë asgjë në këmbim. Të presësh që ai të kryejë vetëvrasje politike për të kënaqur Beogradin është keqpërdorim diplomatik” – ka shkruar Serwer në artikull.

Ai argumentoi gjithashtu se mënyra e vetme për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është që serbët e Kosovës të marrin pjesë në qeverisjen qendrore, shteti serb të pranojë autoritetin kushtetues dhe gjyqësor të Kosovës në pjesën veriore të territorit dhe t’i japë fund kundërshtimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kujtojmë se, tri shtetet kryesore evropiane – Franca, Gjermania dhe Italia – duan të shohin lëvizje konkrete nga Kosova drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, posaçërisht dërgimin e draft-statutit për këtë mekanizëm për serbët e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese përpara se ata të bien dakord për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndryshe, vendimmarrja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës i takon ministrave të jashtëm të shteteve anëtare që pritet të mblidhet në mes të muajit maj.

E për të marrë dy të tretat e votave të nevojshme, vendi i vogël ballkanik duhet të ngrisë “pesha të rënda” nëse dëshiron që përfundisht të bëhet anëtarja më e re e organizatës më të vjetër të kontinentit.

Continue Reading

Kosova

Paralajmërohet stuhi lufte, Gerald Knaus për kushtëzimin e Kosovës në KiE 

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka thënë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërës prej tyre.

Këto komente, Knaus i ka bërë në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, në një kohë kur shtetet perëndimore, posaçërisht Franca dhe Gjermania, janë duke kërkuar nga Kosova që të bëjë progres në raport me Asociacionin në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në KiE.

Po u lidhën këto dy çështje, Asociacioni me anëtarësimin në Këshill të Evropës, ju garantoj se asnjëra prej tyre nuk do të realizohet. Një rezultat i tillë do të ketë pasoja të rënda, shumë të dëmshme për pakicat, sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, qasjes në Gjyqin Evropian të të Drejtave të Njeriut”- ka deklaruar Knaus.

Në vlerësimin e tij, Asociacioni është kurth i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe gjithashtu një “manovër efektive”.

“Për Vuçiçin, Kosova duhet ta themelojë asociacionin, por çfarëdo që ata të themelojnë, Serbisë nuk do ti pëlqejë dhe do ta refuzojë. Ajo që do Presidenti Vuçiç është një Republikë Serbe, në fakt ai do më shumë se një Republikë Serbe” – deklaroi Knaus

Sipas tij, kreu serb ka arritur të krijojë një situatë ku Qeveria e Kosovës “do të bllokohet për diçka që ai, apo më me rëndësi komunat, nuk e kanë vënë mbi tryezë”.

“Ky është një dështim i vërtetë i diplomacisë ndërkombëtare”, beson Knaus.

Kujtojmë se Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim – kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kancelari Gjermani, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ky i fundit hapa konkretë drejtë themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dy javë më parë Kurti zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Macron gjatë bisedës ndërsa përshëndeti Kurtin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton zbatimit të Asociacionit, sidomos në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

NTV Televizion, ditë më parë raportoi se Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim me komunitetin ndërkombëtar që pas përkrahjes që ka marrë me 16 prill nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, të dërgojë deri më 10 maj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING