Connect with us

Kosova

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe 

Deputeti gjerman Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ndonëse në të janë dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviç.

Deputeti ka shprehur habinë e tij të madhe për një qëndrim të tillë të politikanit spanjoll duke e cilësuar qasjen e Borell si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.

Butikofer ka pyetur se si një Përfaqësues i Lartë dhe Zëvendës President i Parlamentit Europian “mund ta bëjë një budallallëk të tillë” – ka Pyetur në mënyrë retorike dhe plot ironi deputeti duke vazhduar:- Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e mëritur nga kryemunistri u i sapoemëruar Milos Vuçeviç, i cili sinjalizoi qartë se Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”

Deputeti nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian, teksa ka trajtuar rrjedhën e tensionuar në raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka konsideruar se politika aktuale e BE-së ndaj Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga njëanshmëria.

Në një shkrim autorial të publikuar, eurodeputeti gjerman ka thënë se në vend që BE-ja të bëjë përpjekje për të zbutur presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe udhëheqësin secesionist të serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik, ajo duhet të reagojë dhe të ndal provokimet serbe kundër Kosovës.

Ai ka theksuar se përkundër sulmit brutal të protestuesve serbë në pjesën veriore të Kosovës ndaj pjesëtarëve të Forcës së NATO-s, rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga Serbia përgjatë vijës kufitare dhe mbështetjes së autoriteteve serbe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit, insitucionet evropiane kanë sanksionuar Kosovën.

Këto janë vetëm disa nga shkeljet më të rënda. Por BE-ja deri më tani nuk ka qenë e gatshme të tregojë ashpërsi ndaj Vuçiçit dhe miqve të tij të krimit të organizuar. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu” –  ka shkruar eurodeputeti gjerman, dhe ka bërë thirrje për ndryshimin e qasjes së BE-së kundrejt krizës aktuale midis dy fqinjëve armiqësorë.

“Serbisë duhet t’i jepet një ultimatum, të zgjedh: Brukseli apo Moska. Opsioni i parë është i mirëpritur, por jo më kapërcime herë nga njëra anë, herë nga tjetra. Për të pesë vendet e tjera, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegoviba, qëllimi duhet të jetë që të parashikohet qartë një datë pranimi në vitin 2030” – theksoi Reinhard Butikofer

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING