Kronike
Dalin pamjet nga vendi i atentatit në Laç, Dod Mamli u vra në një tokë që po hapej në mal

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme i përkasin vendit ku u ekzekutua me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli, pasditen e kësaj të hëne në fshatin Vilëz, Zheje të Kurbinit.
Burime bëjnë me dije se Dod Mamli është ekzekutuar në një tokë që po hapej në mal, teksa është gjetur pa shenja jete nga një banor i zonës.
Mësohet se në trupin e viktimës janë konstatuar dy plagë plumbi, në një gjoks dhe një në kokë.
Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se 67-vjeçari të jetë ekzekutuar për një konflikt për shkaqe pronësie, por nuk përjashtohet edhe gjakmarrje.
Dod Mamli është babai i dy vëllezërve Tom dhe Enrik Mamli, të cilët janë dënuar si autorë të vrasjes së Naim Tafës, ngjarje kjo e ndodhur më 23 shtator të vitit 2015.

