Connect with us

Kronike

Dalin përgjime të reja të Erzen Breçanit: Nga Ekuadori vjen? Shpërndajeni shpejt!

Janë zbardhur të tjerë detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal të trafikut të drogës, ku është i përfshirë ish-zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djali i tij Eralbi Breçanit dhe 9 persona të tjerë. Sipas dosjes së SPAK, Erzen Breçani interesohet se si po i shkojnë punët Eralbit në aktivitetin që po zhvillon.

Breçani ka dijeni se si funksionon trafikimi i lëndëve narkotike, pasi në bisedë i shkruan “a i kini të sigurta në dalje që i sistemoni e i shpërndani shpejt”. Në trafikun e narkotikëve me dalje, i referohen nxjerrjes së lëndës narkotike nga portet ku mbërrijnë pa u gjetur dhe sekuestruar nga policia.

“…Ku tvin senet….Ne cvend…Prej ku…Po besi a ka ik a asht ktu…Ku ne ekuator…Asht…A nshqipni…Po ne ekuator kush asht kush i nis…Ne gjermani tek kush i kaloni…Po kam merak se po ju predin nbes marokient…Pse a nuk jau pret ai kuksiani…Po me kujdes se nuk asht puna me u marr nje vit me sto pun…Ti the edhe i rrug e maroj purz…Po prej atje i ka nis ai se ti thue per dhjet dit dalin rrugt se nha ekuatori vonojn me ardh…Asht lerg…Po atij shokut te shpive a i kan hec punt hic…Po ishalla ju ecen mbar…Po hajt mos e mendo se sa lek ban por vetem te mbarosh si pun…A i kini te sigurta ne dalje qe i sistemoni i shpërndani shpejt…A vjen besi atje…”.- i thotë Erzeni të Birit.

Në vijim të bisedës, Erzen Breçani zhvillon disa komunikime ku dyshohet se i referohet aktivitetit të Ervin Matës, dhe pasi Eralbi ja tregon, Erzeni uron që Ervinit ti ecë me sukses.

“….Edhe me nis me vinin…Nuk ka problem por mos te prishesh me te…Ai me ato trillime e rrena qe ka fol aty une vetem e respektoj si mik vetem kaq se nuk du me u stresu ma me hallet e tij qe i prodhon vet problemet e haller…Po asht e kontrollume shum avioni…Se me avjon bjen pak e shpesh dhe e mbaro mrena dites ovnen…Mir i ke than…Po oer sa kile do nisin…Po nga aq eshte shum mire…Cka po don me ai…Ne cilin shtet e ban…Po kontrollohen shum…Vetem po kapi lidhjet ne polici…Tek kontrolli…Po ngaqe me foli ate dit e tha ti kam vonu i cik por shum shpejt do ti likujdoj e kuptova qe ka humb…E ishalla po i ecen… Ishalla po ecen mar…”

Në një episod tjetër Breçani i dërgon mesazh të birit në lidhje me një pistoletë.

‘…A ja dhe pistoleten atyne a…Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ja lan as gjurmet tua..Se prite zo me kap i dalin gjurmet…E gishtave…Ok…Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithve pse ëej hall nuk ju lypi me ra ngusht ju lypi ju te pareve njerzve…Nuk kam nevoj thash i kam tana lekt me ba se nuk nisi pun po nukni pata lekt…Dhe me tha une solla elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…’

Nga përgjimet që ndodhen në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni, shefi i krimeve të komisariatit nr 6, i arrestuar më 21 nëntor së bashku me Erzen Breçanin, ka shërbyer si informator për persona të lidhur me krimin. Mes tyre edhe për Dritan Rexhepin, një nga personat në listën e më të kërkuarve në Shqipëri dhe jo vetëm pasi akuzohet si mbreti shqiptar i kokainës.

Bëhet fjalë për një përgjim të 2020 kur Dritan Rexhepi ndodhej në Ekuador ndërsa e kërkonte ta ekstradonte edhe Shqipëria, Italia dhe Belgjika.

Sipas dosjes Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacionin SkyECC identifikohet si përdorues i DM16CF. Ky i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.

Në dosje thuhet se Dedan Gjoni, duke mos patur akses në sistemin e Interpol, e ka vënë në dijeni që do e bëjë verifikimin e kërkuar por jo vetë, nëpërmjet një të njohurit të tij që punon në zyrën e Interpolit. Midis personave që kanë kërkuar për verifikim, dyshohet të jetë edhe emri i Dritan Rexhepit, të cilit Dedan Gjoni i referohet në bisedë si “Vlonjati” që do mbarojë punë në Ekuador” – thuhet në dosje.

Me datë 20.09.2020 në orën 09:11 Dedan Gjoni takohet me një person pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit tek i cili do interesohej për porosinë. Më pas shkëmben mesazhet me një person të me kodin JKE1C8, i paidentifikuar në dosje. Gjatë bisedës Gjoni i tregon se italianët janë shumë të rezervuar pasi kishin frikë nga dekonspirimi.

Dedan Gjoni: Isha me ate shokun…
JKE1C8– Ti shefii ca po ban..
Dedan Gjoni: Cbehet andej…
JKEIC8-ca thoshte…
DMI6CF–Asgje per ty… Dhe krejt demi eshte bere me ate d r nga vlora…
JKEIC8–po e di…
DMI6CF Mos i thuaj gjë nokut…
JKEIC8–po ca ka fol ne tel asht hap bythesh punoj me filanin a ca…
DM16CF–Kishin kerkuar info nderkombetareve per te…Qija nanen… Per ate zot…
JKE1C8–Cpun kam un ca më thu ti o shok maroj muabeti…
JKEIC8–ca tha naj gje tjeter ca tha per shokun a per ngjarjen…
DMI6CF-Per koke te djalit…U habita… Kan kerkuar info, e di kush ka dosjen…
Por me shume e kan vete it….Jan treguar sh te rezervuar itl…Per tu habit… Kurse per ate, eshte bere marrveshja…Do ekstradohet ne Shqiperi…Per vlonJatin…Sa te mbaroje ne ekuador direkt ketu…E kerkojne edhe belget… Edhe it… Biles itl me shume…
JKEIC8–atij ti q… r.. vk tina… po per shokun ca tha naj gje fiks a kan dit gje a thu aty ne Shqiperi para se me i ik ktij ne shoi…
DM16CF–Per cdo gje me njofton…
JKEIC8–shpi…
DMI6CF–Jo fare…Sh diskret itl…
JKEIC8–naj gje tjeter per muabet ca thoshte…
DMI6CF–Ofl vetem gjoba po ben… Hahaha… U kishin filluar procedim ca oficerave… Hahah…
JKE1C8–jojo po kur mund tr merret vesh lista…po bajn list tjeter…apo ne janar myllet seriozisht ofl?…
DMI6CF–Funksionon ndryshe shok me keta… Ketyre u kerkojne info dhe kur marrin denime dhe kerkojne kapjen e tyre me qellim ekstradimi… Kaq… Kordinim e shpallje ne kerkim…
JKEIC8–po thu per italin ?…
DMI6CF-Per te gjithe vendet qe kemi marrveshje…
JKEIC8–ca tha naj gje tjeter per shokun per muabet ca thoshte ?…
DMI6CF–Asgje shok…Asgje prej gjeje…Se dhe une se ngacmova shume…Se kisha merakun me shume per ty…Se eshte bere mediatike puna e tij…Por qe ne fillim me tha se itl kan qene sh te rezervuar…
JKEIC8–q… nanen…paska ba si mafhoze me fertet italia….kan pas merak mos ju del info ndoshta… DM16CF–Po kan pas raste deshtimi me ne…Shume here…
JKEIC8–po po…”. thuhet në faqen 77-78 te dosjes.

Dritan Rexhepi u arrestua më 8 nëntor 2023 në Stamboll gjatë një operacioni të policisë turke në bashkëpunim me autoritetet italiane. Shqipëria ka bërë gati dosjen dhe kërkon ekstradimin e tij. Dedan Gjoni akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine në BE./Lapsi.al

Advertisement