Connect with us

Aktualitet

Dalin shkresat/ Cilët kandidatë kërkojnë nga KQZ pamjet filmike, pas dyshimeve për vjedhje votash

Janë publikuar një pjesë e shkresave të kandidatëve të depozituara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave.

Dyshimet për manipulim të votave nuk janë vetëm nga ana e opozitës, por edhe nga mazhoranca, ku kërkesa në KQZ kanë depozituar Xhemal Qefalia, të cilit po ia merr mandatin në Tiranë Ornaldo Rakipi, si dhe Blerina Gjylameti, të cilët po ia merr mandatin Olta Xhaçka.

Po ashtu, kërkesë në KQZ për pamjet filmike ka bërë edhe deputeti socialist Frrok Gjini, i cili pretendon se votat preferenciale i janë tjetërsuar, edhe pse duhet theksuar fakti se në Shkodër PS nuk fitoi asnjë mandat nga lista e hapur.

Sa i përket opozitës, është kandidati i Kukësit Shkëlqim Shehu, të cilit ia mori mandatin Isuf Çelaj me një diferencë të ngushtë, vetëpm falë votave të diasporës.

Po ashtu, edhe Ilir Alimehmeti kërkon pamjet filmike nga KQZ, të cilit mandatin e vetëm nga lista e hapur në Tiranë po e marr Jorida Tabaku, e cila ka më shumë vota nga ai.

Ankesa ka edhe sa i përket Qarkut të Durrësit, ku janë kandidatët e PD-së, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana, të cilët kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave për këtë Qark.

Burime bëjnë me dije se janë mbi 15 kandidatë nga forca të ndryshme politike, por kryesisht nga PS, të cilët i janë drejtuar KQZ-së me një kërkesë për pamjet filmike të numërimit të votave preferenciale. Mësohet se kërkesë në KQZ ka depozituar edhe Etilda Gjonaj.

 

      

Advertisement