Connect with us

Kronike

Dan Hutra në momentin e arrestimit: Më lini të vras edhe një dhe…

“Më lini të vras dhe një e do ta mbyll”. Kështu mësohet të ketë thënë në momentin e arrestimit Dan Hutra, autor i vrasjes së 3 grave dhe i plagosjes së 3 të tjerave brenda 1 ore në Tiranë. 40-vjeçari u prangos në kodrat e Sharrës ku kishte plan të vriste edhe një të katërt.

Skenarin për masakrën që kishte planifikuar që në ambientet e burgut për ta vënë në zbatim sapo të dilte nga qelia, Dan Hutra nuk e kishte bërë vetëm për gratë që ekzekutoi dhe plagosi të mërkurën. 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas kasaphanës në Paskuqan e Kamëz, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente.

Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirëarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Në përditësim…

 

Advertisement