Shkrime
Daniel Serwer i propozon ide për Kosovën, Kamala Harris-it
Teksa po hyjmë në pjesën e fundit para zgjedhjeve në SHBA, kjo do të thotë se për vendet me prioritet të ulët persa I perket krizave te botës, siç është Ballkani, do të ketë një periudhë kushtesh të këqija deri më 20 janar.
Sipas profesorit amerikan Daniel Serewr, as Kamala Harris dhe as Donald Trump nuk ka të ngjarë të thonë ndonje gjë për rajonin para 5 nëntorit, dhe sipas tij, edhe pas ditës së inaugurimit te presidentit te ri amerikan, do të kalojë pak kohë që administrata e re të fokusohet në Ballkan.
I pyetur se çfarë duhet të bëjnë njerëzit në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë në këtë periudhë, Servertha se ata duhet të përpiqen të korrigjojnë gabimet e tre viteve të fundit, të cilat kanë prodhuar më së shumti dështim diplomatik në Ballkan
“Administrata Biden gabimisht u fokusua në krijimin e Unionit të Komunave Serbe në Kosovë. Këto prioritete dënuan politikën ballkanike të Bidenit me humbje strategjike. Veprimet e administratës së tij kanë larguar kosovarët dhe boshnjakët, si dikur miqtë më të mirë të Amerikës në rajon” – ka theksuar Serwer.
Profesori amerikan gjithashtu paraqiti disa ide për korrigjimin e kursit.
Duke supozuar se Harris do jete presidentja e ardhshme, ai mendon se ajo do duhet të zvogëlojnë ndikimin e nacionalizmit etnik dhe gjithashtu do të duhet te rrise funksionalitetin e qeverisjes në Kosovën ende të brishtë, si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Serwer mendon se duhet temiratohet si qëndrim zyrtar i SHBA-së mbështetja e kushtëzuar të OJQ-së Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, te cilen sipas tij, duhet ta formojnë vetë komunat në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kushtet duhet të përfshijnë edhe përmbushjen e obligimeve nga Beogradi që dalin nga marrëveshja me të cilën Prishtina është pajtuar me Asociacionin.
Ti thuhet Beogradit se publikisht uhet të marrë përgjegjësinë për ngjarjet e vitit të kaluar në Banjska.
SHBA gjithashtu duhet të kritikoje publikisht korrupsionin dhe autokracinë në rritje në Beograd
Dështimi i përpjekjeve diplomatike të gabuara trevjeçare nga SHBA dhe BE sugjeron se nevojitet një kthesë dramatike, thekson Server, duke shtuar se rezistenca do të jetë e fortë.
“Presidenti serbAleksander Vuçiq është i përkushtuar ndaj qëllimit të “botës serbe” për të sunduar serbët në vendet fqinje. Ai ia doli në Mal të Zi. Qeveria në Podgoricë sot është nën kontrollin e Serbisë. Në Bosnje dhe Kosovë, vetëm ndarja de facto mund ta kënaqë Serbinë. Beogradi do t’i rezistojë të gjitha lëvizjeve të përmendura, si dhe përfaqësuesve të tyre në vendet fqinje. Beogradi rrezikon të bjerë në mënyrë të pakthyeshme nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës. SHBA-ja duhet ta kundërshtojë atë ndikim me shkopinj dhe me karota. Qasja e qetësimit vetëm me karrota dështoi. Rezultati, thotë Server, është se amerikanët do të jenë shumë më efektivë në të gjithë këtë krize, nëse BE dhe Britania veprojnë së bashku” – ka potencuar profesori amerikan
Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka rekomanduar administratën potenciale amerikane që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme në SHBA, qe të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në planifikimin e lëvizjeve në pjesën veriore.
Duke supozuar se kandidatja nga radhët e demokratëve në garën presidenciale Kamala Harris do të zgjidhet presidente në ciklin e ri zgjedhor që do të mbahet më 5 nëntor 2024, ai ka potencuar se ajo duhet të konsultohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth një “plani të përbashkët” për të vendosur sovranitetin e vendit në veri.
“Konsultohuni me kryeministrin e Kosovës për një plan të përbashkët për të vendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Kjo duhet të përfshijë fundin e frikësimit nga Serbia të serbëve që i bashkohen institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe një njohje më të gjerë ndërkombëtare”, ka shkruar mes tjerash Serwer
Ai ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke kërkuar nga SHBA-ja të miratojë një qëndrim zyrtar se mbështet vetëm një asociacion joqeveritar të komunave me shumicë serbe.
“Vetë komunat duhet ta formojnë këtë Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka argumentuar profesori amerikan.
Kujtojme se zgjedhjet presidenciale amerikane vijnë në kohën kur SHBA-ja ka shtuar përpjekjet për t’i zbutur tensionet në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E, përkundër se analistët nuk presin që politika aktuale amerikan ndaj Ballkanit Perëndimor të ndryshojë, liderët në rajon kanë preferencat e tyre.