Connect with us

Kosova

Dasëm pa nuse/ BE feston parakohe marrëveshjen Kosovë-Serbi

Gazeta gjermane “Der Freitag” ka botuar një artikull për Propozimin Evropian dhe pengesat e tij.

“Serbia dhe Kosova ishin përsëri në prag të luftës dy muaj më parë, por duan të kenë “marrëdhënie të mira fqinjësore” në të ardhmen,” – shkruhet në nisje të shkrimit.

Por sipas gazetëss, ajo që BE-ja festoi kohët e fundit si “përparim” u bë sërish shpejt një pikëpyetje.

Autori I artikullit e quan thirrjen e kryeministrit Kurti për “një shoqëri civile të përbërë nga individë” si një demagogji meqë një gjë e tillë – siç pretendoi ai gjithmonë – nuk funksionon askund në shtetet e ish-Jugosllavisë.

Më poshtë, shkruhet edhe se si BE-ja e kërkon me urgjencë marrëveshjen, dhe nëse do të ishte e nevojshme “evropianët mund t’i impononin zgjidhje Kosovës”.

“Nëse Kurti do të kundërshtonte perëndimin, njerëzit e tij zor se do ta ndiqnin pas” – shkruhet në artikull. Por, në anën tjetër autori e sheh të pafuqishme BE-në përsa i përket Serbisë.

“Nëse do të reduktonin investimet dhe do të bllokonin ndihmën e para-anëtarësimit në shkallë të gjerë, Moska me siguri do të ishte e lumtur që të ndërhynte – në këmbim të një baze ushtarake në Serbi?” – thuhet në shkrimin e gazettes gjermane.

 

Advertisement