Connect with us

Kosova

DASH Repeat/ Në serbisht, shqip dhe anglisht

SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në negociatat e mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Pikërisht një muaj më parë, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Maqedoninë e Veriut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, arritën një marrëveshje gojore për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve, por një nga pikat kryesore – fillimi i formimit të Asociacionit – mbeti, pengesa kryesore.

Ndonëse marrëveshja për Asociacionin u nënshkrua në vitin 2013 dhe u konfirmua me propozimin evropian dhe aneksin e Ohrit, nuk ka pasur përparim në këtë çështje gjatë muajit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi deklaroi se “marrëveshjet e mëparshme me Serbinë nuk mund të shmangen”, por se do të sigurohet që asociacioni të mos jetë “niveli i tretë i qeverisjes në Kosovë”.

Nga ana tjetër, Beogradi kërkon formimin e AKS-së si kusht për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

 

Advertisement