Connect with us

Politike

Dash Shehi: Pse është një gënjeshtër e madhe, që SPAK po arreston opozitën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komentoi arrestimet e bujshme të SPAK.

Shehi tha se shumica e zyrtarëve të arrestuar janë nga radhët e mazhorancës dhe sipas tij, do të ketë arrestime të tjera nga PS.

“Nuk është se këta po marrin vetëm nga opozita. Po ky zëvendëskryeministri i kujt është? I opozitës? Tre ministra që janë në burg të kujt janë? Të opozitës? Gjashtë kryetarë bashkie, gjashtë deputetë që janë burgjeve janë të opozitës? Sepse propaganda bëhet që këta janë vetëm njerëz të opozitës.

Nuk është e vërtetë. Shumica janë nga mazhoranca dhe unë besoj se do vazhdojnë të marrin nga mazhoranca. Unë gjykoj që SPAK po bën një punë të mirë, por ne gjyq publik nuk mund të bëjmë. Pa u dënuar njerëzit me formë të prerë, në një Republikë që pretendon të hyjë në Ervopë, quhen të pafajshëm akoma.

Po marr rastin e zotit Meta. Nuk më pëlqeu si e arrestuan. Çdo shqiptari i paraqitet një fletë-arrest dhe duhet të shkojë vetë te drejtësia dhe duhen lënë këto skena. Derisa nuk janë dënuar në formë të prerë presupozohet që janë të pafajshëm.

Unë mendoj që nuk duhet infektuar ambienti me këtë lloj tematike. Shqiptarët kanë një kuriozitet “sa para ka ky, ia morën”, por t’ia lëmë këtë punë drejtësisë. Opozita shqiptare sido që të vijë puna ka njerëzit e vet të zotë. Ne nuk duam të bëjmë karrierë mbi burgun e tjetrit.

Rruga në opozitë, rruga në politikë çahet me idetë, me personalitetin tënd, me profilin që ke ndërtuar ndër vite, jo duke pritur te dera e SPAK se kush do dënohet sot dhe kush do dënohet nesër”, th ai për Vizion Plus.

Advertisement