Connect with us

Aktualitet

“Dashnor pas dashnori”/ Vjehrra e gruas që survejohej me kamera: Bënte video lakuriq mbi krevat

34-vjeçarit Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pasi kishte vendosur kamera në dhomat e banesës së tij në Kodër Institut, për të monitoruar 24 orë bashkëshorten e tij, nënë e 4 fëmijëve, dzshohet për shkaqe xhelozie.

Policia gjeti banesën me të paktën tre kamera në çdo dhomë, teksa denoncuesja ka deklaruar më pas se kallëzimi erdhi pas një momenti jo shumë të mirë, duke mohuar që bashkëshorti ta ketë dhunuar.

Ndërkohë, e ëma e Asqeri Mandrit, në një prononcim për mediat, hedh akuza ndaj nuses së djalit të saj se kishte disa lidhje jashtëmartesore, që i biri ia kishte falur. Sipas saj, nusja e djalit nuk u përkushtohej fëmijëve, ndërsa e akuzon se ka inskenuar gjithçka.

“Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar. Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, ia kam mbuluar, çunit hiç…E kam parë duke bërë edhe video në krevat verës, lakuriq. Telefonin nuk e hiqte nga dora. Dashnorë pas dashnori. Ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz”, deklaroi e ëma e Asqeri Mandrit.

Advertisement