Connect with us

Lifestyle

Dashuri dhe para, ja shenjat e horoskopit më të ‘favorizuara’ sot

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje nuk do ndihen shume mire pranë atij qe duan. Kohet e fundit ai nuk iu ka trajtuar ashtu si ju e meritoni dhe kjo iu ka mërzitur pa mase. Flisni hapur me te sepse mbase ai ka pasur një arsye për sjelljen e tij. Beqareve do iu ndryshoje shpesh humori gjate kësaj dite dhe nuk do jene gati për një dashuri. Financat do fillojnë te përmirësohen dalëngadalë.

Demi

Edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj sot, nuk duhet absolutisht te alarmoheni. Çdo gjë mund te zgjidhet nëse te dy e dëshironi këtë dhe nëse vërtet ndjenjat janë te forta. Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes për beqaret. Pas një periudhe plot aventura, sot do vije dashuria e madhe. Mos shpenzoni shume dhe kujdes me faturat telefonike. Financat do jene delikate.

Binjaket

Entuziazmi do iu pushtojë sot juve qe jeni ne nje lidhje. Do e dëgjoni partnerin për gjithçka qe do iu thotë dhe do ndiheni mire. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu mbështesin. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por disa do mund te nisin edhe një lidhje te qete dhe te ekuilibruar. Planetët do e ndërlikojnë pak situatën financiar, kështu qe tregohuni te matur.

Gaforrja

Do tregoheni shume te hapur me partnerin gjate kësaj dite dhe do i tregoni çdo gjë atij. Pritet qe nga mesdita te merrni edhe një surprize te madhe qe do iu beje te ëndërroni shume. Beqaret do ia kalojnë mire me miqtë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e askujt. Shmangni shpenzimet e tejskajshme sot nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me financat.

Luani

Ju qe jeni ne çift do jeni te gatshëm te bëni lëshime vetëm e vetëm për te krijuar një ambient te ngrohte. Beqaret do kenë flirte me shumice gjate kësaj dite, por nuk arrijnë dot te fillojnë një lidhje serioze. Mos iu nxitoni sepse ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni transaksione te rëndësishme dhe ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do ketë mbështetjen e Jupiterit gjate kësaj dite. Shmangni përballjet me njeri tjetrin për disa tema te se kaluarës dhe mendoni te programoni se bashku te ardhmen. Beqaret do jene me romantike dhe me ëndërrimtare se me përpara. Dita do jete elektrizuese. Ne planin financiar do keni mundësi te kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Peshorja

Influenca e yjeve do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite për jetën ne çift. Do jeni te lumtur, te gëzuar dhe optimiste për te ardhmen. Energjia nuk do iu mungoje aspak edhe për te provuar një eksperience te re me partnerin. Beqaret nuk do jene te gatshëm te fillojnë një dashuri afatgjate. Te ardhurat do rriten ndjeshëm për shkak te një menaxhimi te mire qe ju keni bere.

Akrepi

Dilni sa te mundni sot dhe argëtohuni me partnerin. Largojeni me çdo kusht rutinën dhe tregohuni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do qëndrojnë shume pran enje miku te dikurshëm dhe pa e kuptuar do fillojnë te ndiejnë me tepër për te. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Situata do jete me e mire sesa mendonit, kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.

Shigjetari

Momentet pasionante ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Përveç kësaj, partneri juaj do jete këshilluesi me i mire edhe për jetën profesionale. Do diskutoni për çdo detaj me te. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te tregohen impulsive sepse do vuajnë për këtë arsye. Problemet financiare do jene te paketa, megjithatë merrni masa qe ato te mos përkeqësohen.

Bricjapi

Do i kaloni sa hap e mbyll sytë problemet ne çift gjate kësaj dite dhe do dashuroheni qetësisht. Beqaret do kujdesen me shume për jetën e tyre sentimentale dhe do tregohen te vëmendshëm me çdo person qe do takojnë. Kujdes mos pëlqeni persona qe nuk janë te lire. Ne planin financiar do e gjeni mënyrën për te zgjidhur disa probleme financiare qe keni pasur.

Ujori

Nëse lidhja juaj me partnerin është e forte, planetët do iu ndihmojnë ta thelloni bashkëpunimin, por nëse prej kohesh keni debate te mëdha, dita do jete delikate. Disa mund edhe te ndahen. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak. Ne planin financiar do jene familjaret ata qe nuk do iu lënë te rrënoheni. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Duke filluar qe sot do iu duhet te ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj ne çift. Tregohuni pak me tolerante dhe te duruar ne çdo hap qe do hidhni. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës dashurinë dhe disa do e gjejnë ne mbrëmje. Te tjerët nuk duhet ta humbin shpresën sepse shume shpejt as ata nuk do jene vetëm. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen fale ndihmës se familjareve.

Advertisement